Kryetari Haliti vizitoi shumë punime në teren

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot disa punime që janë duke u zhvilluar intensivisht në rivitalizime dhe mirëmbajtje të rrugëve gjithandej nëpër teritorin e komunës, në Ramjan, Debellde, Buzovik, në qytetin e Vitisë dhe rrugës magjistrale. Po ashtu, kryetari Haliti, ka vizituar edhe punimet në vendbanimet si Drobesh, Gërmovë, Sodovinë, rruga Pozheran-Viti e tjera punime të shumta, që po organizohen nga ana e Drejtorisë për Shërbime Publike dhe po implementohen nga kompanitë që janë të kontraktuara, për mirëmbajtje verore dhe dimërore.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …