Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Malishevës, mbajti mbledhjen e parë për vitin 2019, e cila është udhëhequr nga nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha. Berisha para anëtarëve të KKSB-së, foli për situatën e sigurisë për vitin 2018 dhe konstatoi se “falë institucioneve përgjegjëse dhe bashkëveprimit profesional, ishte një vit me siguri publike brenda parashikimeve dhe u menaxhua profesionalisht, e tash me praktikat e fituara do të jemi edhe me funksional për vitin 2019”. Nga të gjithë të përfaqësuarit në KKSB, u zhvillua debat për situatën e sigurisë në Komunën e Malishevës, zhvillimet brenda muajit janar dhe u vlerësua se situata e sigurisë publike është brenda parametrave dhe parashikimeve të parapara, këtë po e ndihmon edhe fillimi i realizimit të projektit për instalimin e kamerave të sigurisë në qytetin e Malishevës, që është në fazën përfundimtare. KKSB- pas një debati të gjerë për Planin vjetor të punës, ku parashihen disa objektiva dhe aktivitete brenda vitit 2019, siç janë bashkërendimi i iniciativave të përbashkëta të mekanizmave institucional për zgjidhjen e problemeve të sigurisë të çdo komuniteti, rritja e bashkëpunimit të mekanizmave institucional nga fusha e sigurisë publike, vendosja dhe funksionalizimi i video-vëzhgimeve të hapësirave publike në qytetin e Malishevës, realizimi i projektit për vendosjen e video-kamerave, mbajtja e ligjëratave në shkollat e Komunës së Malishevës, botimi i broshurave për sjellje në situata emergjente dhe në fund e miratoi dhe rekomandoi për kuvend, Planin e Punës për vitin 2019.