Klubi Alpin “Prishtina” dhe alpinisti Besnik Reka organizuan lëshimin me litar nga ndërtesa e Komunës së Ferizajt

Në sheshin para Komunës së Ferizajt, nën organizimin e Klubit Alpin Prishtina dhe alpinistit ferizajas Besnik Reka, me mbështetjen e Komunës së Ferizajt u organizua lëshimin me litarë nga ndërtesa e Komunës, ku të veçantë e bëri këtë aktivitet edhe pjesëmarrja e “supeheronjëve” – maskota që argëtuan fëmijët e pranishëm. Në këtë ngjarje ku mori pjesë edhe Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtorë komunal, organizatorët që po e realizojnë këtë event për të dytin vit me radhë, thanë se i kushtohet mërgimtarëve që vizitojnë vendin në prag të festave të fundvitit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ndan mirënjohje për familjen e Januz Thaçit

Në shenjë vlerësimi për kontributin e jashtëzakonshëm në mikpritje, bujari, humanizëm dhe fisnikëri, Kryetari i …