Klubi i Volejbollit të Femrave “Fer Volley” – nga Ferizaj është shpallur Kampion i Kosovës në Volejboll. Për suksesin e radhës të volejbollisteve ferizajase është deklaruar me një postim në facebook, kryetari i komunës, z. Agim Aliu:
“Të pandalshme janë sukseset sportive të klubeve ferizajase, të pamposhtuara janë skuadrat tona, gjithmonë ngadhnjimtare e kulminante me suksese sportive.
Mbrëmë në Palestrën e Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj, klubi ferizajas i volejbollit “Fer Volley” shkëlqeu me lojën e tij, duke shkruar historinë, Kampion i Kosovës në Volejboll.
Urime vajzave, trajnerëve, menaxhmentit, tifozerisë “Ujqit”. Faleminderit që Ferizajt çdo ditë po i shtoni trofetë e fitoreve”, ka shkruar kryetari Aliu.
Klubi i Volejbolli “Fer Volley” në ndeshjen e tretë finale të playof-it mposhten në Palestrën “Bill Klinton” ekipin e Skënderajt me rezultat 3:2 (25:23, 25:19, 18:25, 23:25 dhe 15:11), duke fituar serinë finale 3:0, për të fituar kështu për herë të parë titullin kampion të Kosovës.