Bram Vreugdenhil
Creator: Bram Vreugdenhil | Credit: Maarten Boer Copyright: Bram Vreugdenhil

KMDLNJ: Gjykata Speciale po trajton në mënyrë degraduese shtetasit e Kosovës në Hagë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka akuzuar Gjykatën Speciale në Hagë për trajtim çnjerëzor dhe degradues ndaj të burgosurve nga Kosova, duke e cilësuar atë si një “monstrum juridik” që shërben më shumë politikës sesa drejtësisë. Në një deklaratë të fortë, KMDLNJ thotë se gjykata është themeluar nën presion politik dhe se qëllimi kryesor ishte arrestimi i ish-udhëheqësve të lartë të Kosovës. Sipas tyre, proceset ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit janë të njëanshme, me prova të dyshimta të ardhura nga Serbia dhe pa mbështetje të duhur ligjore. Këshilli kritikon institucionet kosovare, veçanërisht Ministrinë e Drejtësisë dhe Kuvendin, për mungesë reagimi dhe për pakësimin e mbështetjes financiare ndaj të akuzuarve. KMDLNJ përmend shkelje si mungesë përkthimi të materialeve gjyqësore, mungesë të kujdesit shëndetësor, kufizime në vizita dhe informim, si dhe shkelje të prezumimit të pafajësisë. Sipas KMDLNJ-së, kjo gjykatë ka vepruar jashtë çdo standardi ndërkombëtar të drejtësisë dhe nuk është monitoruar nga asnjë institucion i pavarur.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia ka vendosur 70% të ushtrisë pranë kufirit me Kosovën

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka paralajmëruar për një situatë të rrezikshme sigurie, …