KMDLNJ

KMDLNj kërkon nga Maqedonia e Veriut ta lirojë nga arresti, ish-ushtarin e UÇK-së, Emin Bajrami

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka njoftuar  se Emin Bajrami u arrestua shkaku se ishte në listën e Interpolit, me kërkesë të Serbisë. Fletarresti i Interpolit ndaj ish ushtarit të UÇK- së Emin Bajrami u aktivizua në muajin prill të vitit 2024. Emin Bajrami është arrestuar nën dyshim se në muajin qershor të vitit 1999 në fshatin Greme ka kërcënuar me dhunë fizike çiftin burrë dhe grua të nacionalitetit serb sikur që i ka urdhëruar ta lëshojnë shtëpinë dhe pronën. Nga autoritetet e Serbisë, Emin Bajrami qenka identifikuar në bazë të letërnjoftimit të vjetër. I arrestuari Emin Bajrami ka deklaruar se në kohën kur dyshohet se është kryer vepra, ai pra nga korriku 1998 deri në shtator 1999 ka qëndruar në Gjermani, si azilkërkues duke e dëshmuar edhe me një dokument të autoriteteve gjermane, në gjuhën gjermane e që nuk është pranuar nga autoritetet maqedonase. KMDLNj aspak nuk habitet nga autoritetet maqedonase që janë shndërruar në instrument represiv ndaj shqiptarëve që kanë qenë pjesëtarë të UÇK- së e që e bëjnë me kërkesa të sajuara të Beogradit por shfaq shqetësim që Interpol lëshon fletarreste për ish-ushtarët e UÇK-së pa u mbështetur në prova dhe pa verifikuar alibinë e të arrestuarve, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”

Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …