leoni

KMDLNJ

KMDLNj: Kosova po shndërrohet në “deponi të të dënuarve” për Evropën

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ashpër ndaj marrëveshjes mes Kosovës dhe Danimarkës për transferimin e 300 të dënuarve të huaj në Burgun e Pasjakut. Sipas KMDLNj-së, kjo marrëveshje përbën trafikim me qenie njerëzore dhe shkelje flagrante të të drejtave të njeriut. Të burgosurit, kryesisht nga vendet afrikane, do të transferohen pa dëshirën e tyre dhe janë të dënuar për krime të rënda. KMDLNj, kritikon qeverinë për mungesë transparence dhe mashtrim të opinionit publik. Marrëveshja rrezikon shkatërrimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe krijon precedent të rrezikshëm. Shtete si Belgjika, Holanda dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të ndjekin të njëjtën praktikë. KMDLNj, kërkon rishqyrtim urgjent të marrëveshjes dhe refuzim të propozimeve të ngjashme në të ardhmen. Sipas tyre, Kosova po keqpërdoret si rezervuar për “mbetje njerëzore” nga shtete të fuqishme. Nëse kjo nuk ndalet, vendi rrezikon të zhytem në një krizë të thellë morale dhe ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …