leoni

KMDLNj kundërshton arrestimin e aktivistëve para ZRrE-së

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar kundër arrestimit të 12 aktivistëve që protestuan sot para ZRrE, duke kërkuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Protestuesit kundërshtuan rritjen e çmimit të energjisë prej së paku 15%, duke e konsideruar atë si të papranueshme dhe të papërballueshme për shumicën e qytetarëve të Kosovës. KMDLNj theksoi se kjo është rritja e tretë e çmimit të energjisë gjatë mandatit të Qeverisë Kurti 2, duke arritur një rritje totale prej 146% në katër vitet e fundit. Po ashtu, organizata akuzon ZRrE-në për diskriminim të qytetarëve të Kosovës në baza etnike. Në fund, KMDLNj ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në protestën e paralajmëruar për 5 prill 2025.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …