RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh për kushtet e rënda të punës në sektorin e ndërtimtarisë. Kryetari i KMDLNj-së, Behxhet Shala, ka thënë se punëtorët po punojnë në temperatura që arrijnë deri në 38 gradë Celsius, shpeshherë pa masa mbrojtëse dhe pa orar të përcaktuar pune. Shala ka kritikuar institucionet shtetërore për mungesë veprimi, duke thënë se Policia dhe Prokuroria merren vetëm me pasojat tragjike, si lëndimet, invaliditeti apo humbjet e jetës, e jo me parandalimin e tyre. Ai kërkoi që të merren masa urgjente për të mbrojtur të drejtat dhe shëndetin e punëtorëve, duke theksuar se shumë prej tyre punojnë në kushte të rënda për të mbajtur gjallë familjet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Trump

Donald Trump, nënshkruan ligjin e mbrojtjes me fokus marrëdhëniet Kosovë-Serbi

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar Ligjin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin fiskal …