leoni

Koalicioni për Familjen i ka anuluar aktivitetet e fushatës për sot

Koalicioni për Familjen ka njoftuar se i ka anuluar të gjitha aktivitetet e fushatës zgjedhore për ditën e sotme. Vendimi për anulim është marrë për shkak të ngjarjes në fshatin Jabllanicë të Gjakovës ku humbën jetën tre të rinj. “Mbrëmë fshati Jabllanicë dhe e gjithë Kosova u trondit nga një humbje e rëndë, duke i lënë zemrat tona të mbushura me dhimbje. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e tre djemve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim në këto momente të vështira. Për sot, Koalicioni për Familjen ndërpret çdo aktivitet të planifikuar në teren. Ftojmë organet e rendit të zbardhin rastin e vdekjes së tyre në një shtëpi të pabanuar ku si pasojë e shembjes kanë pësuar tragjikisht” ka shkruar njëri nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Visar Korenica.

Kontrolloni gjithashtu

Aziz Kelmendi

38 vjet nga rasti Aziz Kelmendi – ngjarja që tronditi Kosovën dhe Jugosllavinë

Më 3 shtator te vitit 1987 është vrarë, Aziz Kelmendi.  Ai kishte lindur në fshatin …