Koci: Lushtakun e kthyen në burg pa lejen e mjekëve

Pas dy ditë qëndrimi në Qendrën
Klinike Universitare të Kosovës, Sami Lushtaku është dërguar sërish në Burgun e
Sigurisë së Lartë në Gërdoc. Avokati i tij mbrojtës, Arianit Koci, ka bërë të
ditur se policia e EULEX-it e ka marrë Lushtakun pa lejen e ekipit mjekësor
kujdestar. Sipas avokatit Koci, kjo është shkelje e të drejtës elementare të
klientit të tij, siç është përkujdesja shëndetësore. Mbrojtja e Lushtakut ka
pohuar se ai është kthyer në burg, pa asnjë rekomandim për terapi. “Kjo është
në kundërshtim me ligjin dhe çdo etikë mjekësore dhe humane. Z. Lushtakut po i
shkelet një e drejtë elementare – e drejta në trajtim mjekësor”, ka thënë
avokati, Koci.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …