Kocijançiq nuk do t’ia dijë: Asociacioni të themelohet sa më parë

Bashkimi Evropian është njoftuar me vendimin e Gjykatës
Kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave
me shumicë serbe. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së,
Federica Mogherini, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që sa më parë të
themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Ajo, madje e ka
interpetuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese si vendim për themelimin e
Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Presim nga të gjitha palët
të respektojnë vendimin, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të
miratohet një akt ligjor për zbatimin e kësaj marrëveshje”, është shprehur Maja
Kocijançiq.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …