leoni

Koloneli i Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, shpallet “Qytetar Nderi i Deçanit”

Në Seancën Solemne të Kuvendit Komunal, në kuadër të 26-vjetorit të Çlirimit të Deçanit, u përjetua një moment i veçantë i kujtimit, krenarisë dhe mirënjohjes.

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, nënkryetari, z. Sami Cacaj në prani të Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, z. Ramush Haradinaj, një prej figurave kyçe të luftës për liri dhe në praninë e shumë qytetarëve, veteranëve, asambleistëve dhe përfaqësuesve institucionalë, nderuam një mik të madh të Kosovës dhe të Deçanit.

Me emocion të veçantë, shpallën Kolonelin e Ushtrisë Amerikane, Todd Jacobus, “Qytetar Nderi i Deçanit”, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në mbështetje të lirisë, sigurisë dhe zhvillimit të vendit tonë.

Ky nder është shenjë e respektit tonë të përjetshëm për popullin dhe shtetin amerikan, që në ditët më të errëta të historisë sonë, u bënë dritë dhe mbështetje për popullin shqiptar.

Liria nuk u dhurua, ajo u fitua me gjak, me sakrificë dhe me aleancë. Dhe sot, në këtë ditë të shenjtë për Deçanin, u përkulëm me nderim para të gjithë atyre që na e sollën këtë dritë.

Gëzuar Dita e Çlirimit!

Lavdi dëshmorëve!

Mirënjohje përjetë miqve tanë të Amerikës, ka deklaruar kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj shënon sot, Ditën e Shëndetësisë

Ferizaj shënon sot, Ditën e Shëndetësisë, me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, z. …