leoni

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari, pret në takim Nënkolonelin Matthew Parrino të Gardës Kombëtare të Ajovës

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim zyrtar Nënkolonelin Matthew Parrino, Komandant i Batalionit 1-133 të Gardës Kombëtare të Ajovës, i cili po zhvillon një vizitë bilaterale në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me FSK-në. Gjeneral Jashari i uroi mirëseardhje Nënkolonelit Parrino dhe ekipit të tij, të cilët do të ndjekin nga afër përgatitjet e Kompanisë A të Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së për pjesëmarrje në qendrën trajnuese JRTC (Joint Readiness Training Center) në SHBA. Gjatë këtij angazhimi, ekipet e Gardës së Ajovës dhe FSK-së do të realizojnë procesin e validimit të togut pas përmbushjes së detyrave operacionale. Në fokus të diskutimeve ishte edhe thellimi i bashkëpunimit në nivelet taktike dhe operacionale ndërmjet FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Ajovës. Komandanti Jashari theksoi rëndësinë që validimi i njësive të bëhet në përputhje me standardet më të larta të Ushtrisë Amerikane dhe kërkoi përkushtim të shtuar në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku shpreh gatishmërinë për rikandidim në Skenderaj

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka deklaruar se është i gatshëm …