Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në SHBA, pati takim me Zëvëndës Shefin e Shtabit të Ushtrisë Amerikane, Gjeneral James C. McConville. Gjatë takimit tema kryesore ishte rrritja e bashkëpunimit dhe tranzicioni i FSK-së. Komandanti i FSK-së e njoftoi homologun Amerikan lidhur me procesin e ndërtimit të aftësive të reja, orientimet e FSK-së për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane. Gjeneral Rama theksoi se FSK ja është e gatshme të kaloj nga konsumues i sigurisë në ofrues të sigurisë. Në vazhdën e takimeve zyrtare, Gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e Kosovës Vlora Çitaku u takuan me Znj Laura Cooper, zëvëndës asistente e Sekretarit të Mbrojtjes për Rusi, Ukraninë dhe EuroAzi. Në takim u diskutuan mundësitë bilaterale në zhvillimin e aftësive të reja. Departamenti i Mbrojtjes dhe Stafi i Bashkuar, vlerësuan lartë punën dhe kredibilitetin e FSK-së në kuadër të mbajtjes së frymeës së diversitetit etnik dhe vazhdimin e implementimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, me mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit bilateral për misionin e ri.
