leoni

Komandanti i KFOR-it dhe shefi i OSBE-së diskutojnë situatën e sigurisë dhe dialogun Kosovë–Serbi

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur të hënën në selinë e tij në Kampin Film City, Prishtinë, shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, për të diskutuar zhvillimet më të fundit të sigurisë në vend dhe në rajon. Gjatë takimit, dy zyrtarët kanë analizuar situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, duke u ndalur veçanërisht te mbështetja për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Gjeneral Barduani theksoi se KFOR-i mbetet i përkushtuar ndaj garantimit të një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke shtuar se nevojitet një qasja e re dhe e vendosur për vazhdimin e dialogut.
“KFOR-i do të mbështesë të gjitha përpjekjet ndërkombëtare për një siguri të qëndrueshme dhe stabilitet në Kosovë dhe më gjerë në rajon,” thuhet në deklaratën zyrtare të misionit. Takimi vjen në një kohë me tensione të herëpashershme në veri të vendit dhe ngërç politik në nivel qendror, duke e bërë koordinimin ndërkombëtar edhe më të rëndësishëm për ruajtjen e stabilitetit.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA: Liderët politikë të respektojnë Kushtetutën dhe të krijojnë institucione stabile

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas vendimit të fundit …