Komandanti i KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutash, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në vendin tonë. Ndërkohë është bërë me dije se Ozkan Ulutash dhe Hakan Fidan, ndër të tjera kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë, por edhe për aktivitetet e KFOR-it. Ata shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë aktivitetet e KFOR-it nën mandatin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Gjeneralmajor Ozkan Ulutash theksoi kontributin e gjatë të Turqisë për KFOR-in dhe për stabilitetin rajonal, ka njoftuar forca paqeruajtëse e KFOR-it.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
