Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutash, ka vizituar shefin e Shtabit të Forcave të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd

Komandanti i Misionit Paqeruajtës të NATO-s në Kosovë – KFOR, Özkan Ulutaş, ka vizituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Milan Mojsiloviq në Beograd, transmeton Anadolu. Siç njofton KFOR-i, në këtë takim midis tyre është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë. “Gjatë takimit u shkëmbyen mendime për situatën e sigurisë në Kosovë dhe u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë”, thuhet në njoftim. Më tej është bërë e ditur se komandanti Ulutaş ka thënë se KFOR-it mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij, gjë që e konsideron çelës për stabilitetin rajonal. “Komandanti Ulutash ripohoi se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë të vitit 1999 – për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. Ky është çelësi për stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI: Ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk janë larguar nga pushteti – po sigurojnë terren për pas-qeverisje

Eugen Cakolli, nga KDI, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po menaxhohet pushteti …