Komandanti i KFOR-it pret në takim Gjeneralin e Gardës Kombëtare të Iowas

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka pritur sot në një takim zyrtar komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, Gjeneralmajor Stephen Osborn. Sipas njoftimit të KFOR-it, dy komandantët kanë shkëmbyer pikëpamje mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe më gjerë në rajonin e Ballkanit, me theks në zhvillimet që lidhen me stabilitetin dhe paqen. Gjeneralmajor Barduani i ka shprehur mirënjohje Gjeneralit Osborn për kontributin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara në misionin e KFOR-it dhe në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke vlerësuar rolin e rëndësishëm që SHBA ka luajtur për më shumë se dy dekada në kuadër të këtij misioni të NATO-s.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …