Komandanti i KFOR-it: Situata politike ndikon në sigurinë, por nuk ka kërcënim të menjëhershëm

Për të 39-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës dështoi të konstituohet, duke e zgjatur edhe më tej ngërçin institucional që ka ndikuar në funksionimin e shtetit pas zgjedhjeve të shkurtit. Situatën politike e ka komentuar edhe komandanti i KFOR-it, gjenerali italian Enrico Barduani. Barduani theksoi se mandati i KFOR-it është ushtarak dhe se misioni nuk ndërhyn në proceset politike të brendshme, por shtoi se “mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike”. Ai nënvizoi se, ndonëse aktualisht nuk ka një ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë në terren, KFOR-i po e ndjek me vëmendje zhvillimin e situatës dhe i inkurajon të gjitha palët të gjejnë një zgjidhje që shërben interesit të qytetarëve në Kosovë. “Ne inkurajojmë të gjitha palët që të gjejnë një mënyrë për të ecur përpara, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë,” deklaroi gjenerali Barduani.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …