Komandanti Jashari pret gjeneralin italian Iannucci, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit bilateral mes FSK-së dhe Italisë

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim zyrtar Komandantin e Komandës Italiane për Operacione të Përbashkëta, gjeneral Giovanni Maria Iannucci. Gjatë takimit, Jashari i uroi mirëseardhje gjeneralit italian dhe e njoftoi për zhvillimet më të fundit dhe të arriturat e FSK-së, me theks të veçantë në fushat e bashkëpunimit bilateral dhe aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri më tani. “Gjatë bisedës u diskutua edhe për pjesëmarrjen e FSK-së në trajnime bilaterale në Republikën e Italisë,” thuhet në njoftimin zyrtar të FSK-së. Po ashtu, u theksua roli i rëndësishëm që ushtria italiane ka pasur në mbështetjen e zhvillimit profesional të FSK-së, përmes trajnimeve dhe asistencës në fusha të ndryshme ushtarake. Në përfundim të takimit, të dy gjeneralët u zotuan për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, duke e konsideruar partneritetin mes Kosovës dhe Italisë si një komponent kyç për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe ndërveprueshmërisë ndërkombëtare të FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kancelari gjerman Merz refuzon flamurin e ylberit mbi Bundestag, partitë e majta reagojnë ashpër

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është përballur me kritika të ashpra nga partitë e majta në …