Kombëtarja kuqezi, fitore historike ndaj Rumanisë

Kombëtarja kuqezi, fitore historike ndaj Rumanisë

Kombëtarja shqiptare arriti fitore historike në përballjen e saj përfundimtare me Rumaninë. Në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga mijëra e mijëra tifozë kuqezi që mbushën shkallët e stadiumit të Lionit, Kombëtarja jonë me një fitore minimale e dërgoi skuadrën rumune në shtëpi, duke e diskualifikuar atë nga gara. Lojëtarët tanë treguan një lojë cilësore, të ndërtuar bukur e me mundësi të mira shënimi. Pas një harkimi të gjatë nga Ledian Memushaj, në minutën e 43-të, sulmuesi Armando Sadiku me një goditje me kokë tund rrjetën rumune, duke shënuar golin e parë dhe të vetëm në ndeshje. Edhe pjesa e dytë u shqua nga dominimi i djemve tanë, të cilët vunë në vështirësi mbrojtjen rumune. Vlerësimet më të larta për formën dhe performancën e tij i mori mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, i cili e shndërroi repartin e mbrojtjes në një barrierë të pakapërcyeshme për kundërshtarët. Edhe Migjen Basha, Amir Abrashi dhe Ledian Memushaj patën paraqitje të jashtëzakonshme, duke i dhënë impulse lojës së Kombëtares. Fitorja e mbrëmshme në Lion i rrit gjasat që Kombëtarja shqiptare të vazhdojë garën edhe në fazën tjetër. Sidoqoftë, gjithçka do të varet nga loja e skuadrave të tjera dhe plasmani i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbyllen shkollat deri në 27 mars 2020 për shkak të përhapjes së koronavirusit

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve

Brenda dhjetë viteve janë mbyllur dhjetëra shkolla për shkak të mungesës së nxënësve. Janë afër …