Komisionerja e re për Zgjerim, Marta Kos ka paralajmëruar ndryshim të qasjes së Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë procesit të dëgjimit të saj për postin e komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian, eurodeputetja sllovene, Marta Kos ka theksuar se do ta ndryshoj qasjen e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi. Ajo ka marr konfirmimin nga komiteti për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian për postin e saj të ri, të cilin e kishte euro deputeti hungarez, Oliver Varhel. Por qasje e saj e re e paralajmëruar duhet ta ketë miratimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian. E për këtë post, javën e ardhshme pritet të dëgjohet për këtë post, Kaja Kallas. Ajo duhet të përgjigjet ne pyetjet e deputetëve të lidhura me planin e saj për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.
Kontrolloni gjithashtu
Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
