Komisioni Europian i rikthehet paralajmërimeve ndaj Shqipërisë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta, të shndërruara në një shqetësim të hapur për BE-në. Komisioni ka përsëritur thirrjet që vendi ynë të frenohet nga zbatimi i këtij programi, të njohur ndryshe edhe si Skema e Investitorëve dhe të shfuqizojë bazën ligjore për një projekt të tillë përmes aplikimit të ndryshimeve të reja në Ligjin e Shtetësisë. Ky rekomandim pati ardhur fillimisht nga KE-ja në raportin e saj të pestë në kuadër të mekanizmit të pezullimit të vizave. Komisioni thekson se avancimi në një program të tillë mund të çojë deri në pezullimin e regjimit të vizave.Ky mbetet një shqetësim i madh për BE-në në kuadrin e marrëveshjes së saj pa viza me Shqipërinë. Komisioni mendon se, nëse skema të tilla vlerësohet se përbëjnë një rrezik në rritje për sigurinë e brendshme dhe politikën publike të Shteteve Anëtare, atëherë regjimi pa viza mund të pezullohet“- thuhet në rekomandim. (TCH)
