BE

Komisioni Evropian: 2018-a është viti i mundësisë për Ballkanin Perëndimor

Në një analizë rajonale, Komisioni Evropian thekson se po punon për një strategji të re për Ballkanin Perëndimor, ndërkohë që u kërkon vendeve të shfrytëzojnë shansin për perspektivën e tyre evropiane. Zëdhënësja e KE-së, Maja Koçijançiç tha se 2018-a ishte viti i mundësisë për vendet ballkanike për të ndërmarrë hapa të pakthyeshme në rrugën e integrmimit evropian. Megjithatë, Koçijançiç theksoi se për të arritur këtë qëllim vendet duhet të ndërmarrin reforma, veçanërisht në fushat e shtetit të së drejtës, drejtësisë dhe të drejtave themelore. ”BE nuk do të bëjë kompromise për kushtet e anëtarësimit. Çdo progres serioz është kusht për reforma efektive”, shpjegoi ajo. Në analizën kushtuar Shqipërisë, BE-ja beson se ”Shqipëria ka treguar një ecuri të qëndrueshme në të pesta prioritetet kryesore të kërkuara me qëllim ecjen para në integrimin drejt BE-së, reform në administratën publike, reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të drejtat e njeriut. Tani është duke zbatuar reformën në drejtësi dhe në veçanti vetingun e gjygjtarëve dhe të prokurorëve. Ky proces monitorohet nga një Operacion Ndërkombëtar Monitorimi drejtuar nga Komisioni Evropian”, tha Koçijançiç.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …