Komisioni komunal i Vitisë, për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe breshëri, ka nisur punën në terren, duke evidentuar nga afër dëmet në kulturat bujqësore. Ky proces ka për qëllim vlerësimin e saktë të humbjeve të fermerëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.
Në terren ishte edhe drejtori i Bujqësisë, Naim Pira, i cili theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe transparent, që synon të jetë në shërbim të fermerëve dhe të ofrojë mbështetjen institucionale të nevojshme.
Me këtë rast drejtori Pira theksoi se vetëm përmes bashkëpunimit dhe angazhimit të të gjithë palëve dhe të Ministrisë së Bujqësisë, mund të arrihet një proces i suksesshëm vlerësimi dhe mbështetje efektive për bujqit e dëmtuar.