Brickos

Komisioni për emërtimin e rrugëve në komunën e Deçanit ka filluar daljen në terren për verifikim

Komisioni për emërtimin e rrugëve, i emëruar nga kuvendi komunal i komunës së Deçanit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe kërkesave të shumta, me propozime të emrave dhe rrugëve të pa emërtuara, sipas parashtrimit të kërkesave nga qytetarët, kanë filluar daljen në terren, për të verifikuar nga afër gjitha kërkesat dhe për të konstatuar gjendjen faktike. Agjenda e përfundimit të vizitave në terren, në të gjitha lokalitetet vazhdon deri me dt. 11 Mars 2024. Komisioni në fjalë i përbërë nga gjitha subjektet politike të përfaqësuara në kuvend dhe ekspert nga urbanizmi, do të jap vlerësimin për gjithsecilën kërkesë në përputhje me rregullat dhe kushtet që i parashohin ligjet në fuqi. Në seancën e kuvendit të komunës së Deçanit, të muajit Mars, pritet që kuvendi t’i shqyrtoj propozimet nga komisioni kompetent për ti aprovuar. Pastaj vendimi i kuvendit të komunës, sipas procedurës ligjore, dërgohet në ministritë e linjës, për ti verifikuar a janë në përputhje me ligjet e vendit. Pas aprovimit të ligjshmërisë, emërtimet e reja do të futen në adresarin e Kosovës dhe do të vendosen tabelat me emërtime, si dhe numrat e shtëpive. Gjithë parashtruesit e kërkesave do të pranojnë vendimin me shkrim, për aprovimin apo jo të kërkesës së tyre, sipas rregullave dhe kushteve që obligojnë ligjet në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …