Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka mbajtur konferencë për medie lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve

Komisioni Qendror i Zgjedhor i drejtohet gjashtë institucioneve për verifikim të kandidatëve për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot zyrtarisht i është drejtuar gjashtë institucioneve për verifikim të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media ka treguar se KQZ i ka dërguar në gjashtë institucione shkresat e veçanta për të bërë konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 për zgjedhjet e përgjithshme. “Subjektet politike dhe kandidatët që kanë aplikuar për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje, iu njoftoj si në vijim: Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Adem Demaçi

Para 34 viteve Parlamenti Evropian nderoi Adem Demaçin me Çmimin ‘Saharov’

Parlamenti Evropian më 4 dhjetor 1991 i ndau Çmimin Saharov për Lirinë e Mendimit veprimtarit …