Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka. Në këtë mbledhje, në përgjigje të kërkesës të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatin e radhës që pason në listën e subjektit politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”, për zëvendësimin e deputetit të  Kuvendit të Republikës së Kosovës të ceritifikuar në Zgjedhjet e 8 qershorit 2014, KQZ-ja i Rekomandon Presidetit të Republikës së Kosovës që: Z. Ali Berisha, kandidat i subjektit politik “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të zëvendësojë z. Ramush Haradinaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014. Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

10 qershori i vitit 1999 shënon kapitullimin e regjimit gjakësor të Serbisë, pas 78 ditë bombardimesh të NATO-s nga ajri

Ermal Nufi: Akt historik që ndali tragjedinë dhe vulosi rrugën e lirisë

Në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO në Kosovë, ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nufi, e …