leoni

Komiteti Drejtues i Grantit të Performancës për Mjedis të Pastër shpërblen komunën e Hanit të Elezit me 42.811.00 euro

Komiteti Drejtues i Grantit të Performancës “Mjedis i Pastër” ka përfunduar procesin final të vlerësimit të komunave për raundin e tretë të Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër në Republikën e Kosovës.

Granti i Performancës-Mjedis i Pastër, i lansuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe mbështetur nga organizata gjermane GIZ, Komiteti i grantit të performancës, ka radhitur Komunën e Hanit të Elezit në mesin e komunave përfituese të grantit për mjedis të pastër në vlerën prej 42.811.00 euro.

Vlerësimi i grantit të performancës në mjedis të pastër është bërë në tri kritere të qasjes, për tre indikatorë të qeverisjes së mirë të nxjerra nga sistemi i Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK) në Ministrinë e Pushtetit Lokal dhe tetë indikatorë të menaxhimit të mbeturinave, të nxjerra nga raportimi vjetor i komunave në Agjencionin për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës (AMMK) në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …