leoni

Komuna e Vitisë përfiton mbi 145 mijë euro nga Granti i Përformancës- Mjedisi i pastër

Komuna e Vitisë, po vazhdon të vlerësohet për përformancën e saj të mirë. Kësaj radhe kjo komunë serish ka arritur të bëhet pjesë e komunave përfituese e Grantit të Performancës-Mjedisi i Pastër, duke i fituar për këtë një shumë prej më shumë se 145 mijë euro. Kjo u bë me dije nga një shkresë zyrtare që ka pranuar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti nga Komiteti Drejtues i Grantit të Performancës- Mjedisi i Pastër. Aty thuhet se ka përfunduar procesin final i vlerësimit të komunave për raundin e tretë të Grantit të Performancës dhe që Vitia është përzgjedhur si komunë përfituese duke uruar atë edhe për arritjen në përformancë në këtë raund dhe duke shpresuar që të kenë bashkëpunim edhe në të ardhmen. Ndërkaq kryetari Haliti, tha se komuna e Vitisë në vazhdimësi është përkujdesur për çështjet mjedisore dhe do të vazhdoj të ruaj ambientet e gjelbërta që janë krijuar, do të eliminojë deponitë ilegale të mbeturinave dhe do të krijohen edhe më shumë ambiente të reja mjedisore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …