Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në Malishevë mbajti mbledhjen e gjashtë

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e gjashtë. Mbledhjen e udhëhoqi, kryesuesi i Komitetit, Januz Kastrati, ku para anëtarëve paraqit rendin e punës së kësaj mbledhje, të cilën e miratuan me ndryshime, duke e larguar vetëm pikën e fundit, vizitë institucioneve arsimore, me arsyetimin, se institucionet në fjalë janë në grevë. Raportin e punës gjashtë mujore të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport e referoi, zyrtari  i drejtorisë, Mehdi Krasniqi, ku kronologjikisht prezantoi aktivitetet që janë zhvilluar në Komunën e Malishevës si: 17 Shkurti- Dita e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 5. 6dhe 7 Marsi Epopeja e UÇK, 16 Qershori Dita e Dëshmorëve dhe Dita e Çlirimit të Komunës së Malishevës të cilat u realizuan nën përkujdesjen e Kryetarit Ekrem Kastrati, si dhe aktivitete tjera nga trashëgimia kulturore e rinore. Nga anëtarët u ngritën edhe pyetje e temat për këta sektorë dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim institucional në vazhdim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …