24 vjet nga rënia e dëshmorëve Gursel e Bajram Sylejmani

Në 24 vjetorin e rënies dëshmorë të dy vëllezërve Gursel e Bajram Sylejmani, udhëheqësit komunal të Vitisë, organizatat e dala nga lufta, pjesëtarë të policisë si dhe qytetarë të tjerë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë busteve të tyre para shtëpisë së kulturës në Viti, e cila mbanë emrin e tyre, si dhe në memorialin “Gursel e Bajram Sylejmani”, në fshatin Sadovinë. Me këtë rast, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, tha se populli ynë kishte një rrugëtim të gjatë deri tek liria e vendit dhe gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare dhe karakteristika fisnike dhe të guximshme siç ishin vëllezërit Sylejmani, dhe bashkëluftëtarët e tyre. Dëshmorët Gursel e Bajram Sylejmani ishin luftëtarë të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në zonën operative të Nerodimes.

May be an image of 7 people, people standing and outdoors

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …