Delegacioni Austriak viziton Rahovecin

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, priti për vizitë ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës, z. Christoph Weidinger, z. Karl Wilfing, Kryetar i Kuvendit të Austrisë së Ulët, z.Karl Moser, Nënkryetar i Kuvendit të Austrisë së Ulët, me bashkëpunëtorët e tyre që ishin pjesë e këtij delegacioni. Ambasadorit Weidinger dhe bashkëpunëtorëve të tij, kryetari Latifi i uroi mirëseardhje si dhe i falënderoi për mbështetjen që Austria i ka dhënë në vazhdimësi Kosovës. Gjithashtu, i njoftoi për aktivitetet dhe planet e komunës së Rahovecit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë. Gjatë takimit bashkëbiseduan edhe për vlerat kulturore e turistike që ofron komuna e Rahovecit dhe për potencialet zhvillimore. Me theks të veçantë, bashkëbiseduan për mundësitë e vendosjes së urave të bashkëpunimit në të gjitha fushat, për të promovuar dhe shkëmbyer prodhimet bujqësore, në veçanti prodhimet e rrushit, verës, pemëve e perimeve. Më pas, është vizituar edhe Verarinë “Bodrumi i Vjetër” me pronar z. Ruzhdi Haxhijaha, një shembull i mirë për ndërmarrësi dhe zhvillim biznesi në Rahovec dhe Kosovë. Në fund kryetari Latifi, falënderoi ambasadorin Weidinger dhe bashkëpunëtorët e tij dhe u pajtuan për gjetjen e mundësive të reja të bashkëpunimit, për të fuqizuar tutje marrëdhëniet ndërmjet Rahovecit dhe Landit të Austrisë së Ulët (Landtag von Niederösterreich).

May be an image of 9 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …