Komiteti për Komunitete mbajti mbledhjen e rregullt, të tretën për vitin 2025

Të hënën me 9 qershor 2025, në sallën e kuvendit, me fillim në orën 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt.

Ky ishte RENDI I DITËS për sot:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

2. Informatë nga DBPZHR rreth subvencioneve për komunitetin joshumicë;

3. Të ndryshme.

Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Komiteti për Komunitete është komitet obligativ dhe mandatohet për të siguruar respektimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve, duke dhënë rekomandime të shumta gjatë mbledhjeve përmes shqyrtimit të veprimeve dhe politikave të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Me Ekrem Kastratin drejt fitores, me të parën, pa balotazh!

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj në tubimin e kësaj partie në Malisheve ka …