Komiteti për Komunitete vizitoi dy shkolla në Ferizaj

Anëtarët e Komitetit për Komunitete në komunën e Ferizajt, gjatë ditës së sotme kanë vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Tefik Çanga”, me ç’rast janë takuar me drejtorin e kësaj shkolle Ali Luzha, si dhe kanë vizituar edhe Gjimnazin “Dr.Shaban Hashani”, ku u priten nga drejtorja e kësaj shkolle Hajrije Nebihu. Temë kyçe e këtyre takimeve ishte shkollimi i fëmijëve të komunitetit, braktisja e shkollimit si dhe kushtet e këtyre shkollave. Po ashtu kryesuesi i këtij komiteti Osman Emini, bashkë me anëtarët e tjerë kanë diskutuar edhe për planin vjetor të Komitetit për Komuniteteve.

May be an image of 1 person, hospital, buildings and text

Kontrolloni gjithashtu

Po zhvillohen aktivitete intensive në identifikimin e deponive ilegale në territorin e komunës së Skenderajt

Drejtoria e Shërbimeve Publike, e udhëhequr nga drejtori z. Arber Geci, është duke zhvilluar aktivitete …