Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e parë

Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e parë.

KPF-ja për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Plani i punës i kryetarit për vitin 2022.

  2. Propozim vendimi për ndarjen e bursave për studentët për vitin akademik 2021-2022.

  3. Caktimi i kritereve për shpalljen e konkursit për tri komitetet konsultative të komunës së Hanit të Elezit.

  4. Themelimi i panelit (ad hok) përzgjedhës të anëtarëve të komiteteve konsultative në komunën e Hanit të Elezit

  5. Informatë mbi veprimtarit e subjekteve afariste për vitin 2021.

  6. Të ndryshme .

 Me propozim të ekzekutivit, KPF-ja e plotësoi rendin e ditës edhe me pikën:

– Vendim për formimin e komisionit komunal të aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale për mbeturina.

Me punën e KPF-së udhëhoqi kryesuesi i kuvendit të komunës Florim Shkreta ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishin nënkryetari i komunës Sevdi Dernjani dhe drejtorët e drejtorive komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …