Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Vitisë ka mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit.

Në këtë takim janë shqyrtuar disa çështje me rëndësi për funksionimin e komunës dhe planifikimin për vitin e ardhshëm. Në fillim të mbledhjes, kryesuesi Bekim Azizi i njoftoi anëtarët rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve, duke shtuar se shumica e dokumenteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal janë shqyrtuar si të ligjshme.

Fillimisht, anëtarët e komitetit kanë diskutuar pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar–dhjetor 2025, duke vlerësuar ecurinë e shpenzimeve dhe realizimin e projekteve.

Në vijim, është trajtuar propozimi për caktimin e orarit të pagesës së takimeve të Kuvendit Komunal për vitin 2026, si dhe formimi i Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, një mekanizëm i rëndësishëm për adresimin e çështjeve të sigurisë në nivel lokal.

Po ashtu, komiteti ka shqyrtuar propozimin për përfaqësimin e komunës në Asociacionin e Komunave të Kosovës, si dhe çështjen e aprovimit të buxhetit të pjesëmarrjes për fermerët për vitin 2026, që synon mbështetjen e sektorit bujqësor.

Është diskutuar edhe raporti i progresit lidhur me këtë program, duke u theksuar rëndësia e vazhdimit të mbështetjes për fermerët përmes mekanizmave buxhetor.

Ndërsa jashtë rendit të ditës, si pikë hyri edhe propozimi për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për ndërrimin e destinimit të parcelave të propozuara me nr. 1088-2 me sipërfaqe 17758 m²në pronësi juridike të “D.S Osnova Shkolla” në Sllatinë të Epërme, e cila parcelë do të destinohet për ndërtimin e Qerdhes dhe parcela në të cilën do të ndërtohet Qerdhja do të jete parcela nr 1088-2 me sipërfaqe 4000 m².

Të gjitha këto pika u proceduan për shqyrtim dhe miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.

Anëtarët e këtij komiteti ngritën çështje në interes publik dhe parashtruan edhe pyetjet e tyre, që në emër të ekzekutivit komunal iu përgjigj zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ramosaj: Para lapidarëve të dëshmorëve u përkulëm me krenari e dhimbje, duke kujtuar bijtë më të mirë të këtij vendi

Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Nënkryetarin, z. Sami Cacaj …