Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi së bashku me anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa, ka mbajtur mbledhjen e radhës së këtij komiteti, ku u aprovua caktimi i lokacioneve për nevojat e banorëve të fshatrave: Cërrnillë, Sojevë, Talinovc i Muhaxherëve, Prelez i Jerlive dhe Talinovc i Jerlive.
Po ashtu, u miratua edhe propozim-vendimi për aprovimin e blerjes së banesave për të cilat ekziston e drejta e parablerjes.
Në mbledhje u shpall interes i përgjithshëm për disa ngastra kadastrale në Rahovicë, Prelez i Jerlive, Talinovc i Jerlive dhe në Ferizaj.
Me shumicë votash u aprovua edhe propozim-vendimi për miratimin dhe plotësim-ndryshimin e vendimit nr. 01.Nr.30, datë 28.03.2025, për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në vitin 2025, si dhe propozim-vendimi për plotësim-ndryshimin e vendimit nr. 01.Nr.96, datë 27.09.2024.