Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e dytë të rregullt

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës mbajti mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2025, nën kryesimin e Argjend Thaçit i cili para anëtarëve paraqiti rendin e punës së mbledhjes së dytë të rrregullt, ku u miratuan trembëdhjetë pika për shqyrtim, kurse vetëm pika e tetë u eliminua.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe drejtori për Ekonomi Finaca dhe Buxhet, Blerim Thaçi, i cili foli ekskluzivisht për bartjen e të hyrave vetanake dhe raportin tremujor financiar. Anëtarët e KPF-së, diskutuan për sëcilën pikë veç e veç dhe rekomanduan për kuvend këto pika:

Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.04/226 datë:11.04.2025 për bartjen e të hyrave vetanake nga viti 2024 në vitin fiskal 2025.Shqyrtimi i Raportit 3 mujor Financiar janar-mars për vitin 2025.Shqyrtimi dhe miratimi i draft-plani i veprimit tre vjeçar për banim social 2025-2027. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kuvendit për vitin 2024. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Kryetarit të Komunës  janar-dhjetor 2024.Formimi i Këshillit Organizativ për kremtimin e 16 Qershorit , Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/523 datë: 02.05.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për inicimin e procedurës administrative në lidhje me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike me qëllime të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike,(qëllime të tregut publik) dhe interesit publik, në zonën kadastrale nëCarrallukë, Malishevë. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/522 datë:02.05.2025, e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për formimin e komisionit vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes shprehjes së interesit në fshatin Malishevë.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/333 datë:17.03.2025, e parashtruar nga Kryetari i Komunës, përfundimi i procedurës së këmbimit të pronës publike me pronë private, sipas vendimit të Kuvendit nr.02/397 datë:11.09.2024.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr 01/369 datë:27.03.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës për inicimin e procedurës administrative në lidhje me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike  me qëllim  të ushtrimit të aktiviteteve ekonomike dhe interesit publike, në komunën e Malishevës.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/362 datë:27.03.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës nr.01/35 datë:21.03.2025.Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/368 datë:27.03.2025 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për Formimin e Komisionit vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes shprehjes së interesit në fshatin Bubavec, fshatin Shkozë dhe në Qytetin e Malishevës. Pika e fundit që u diskutua  ishte Shqyrtimi i kërkesave të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Në amfiteatrin në Gradish, do të jepet premiera e shfaqjes “MBRETËRESHA E FUNDIT”

Të mërkurën me 7 maj 2025 nga ora 20.00 në amfiteatrin në Gradish (Xerxë), do …