Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e shtatë të rregullt

Sot në Viti, nën udhëheqjen e Bekim Azizit, kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, u mbajt mbledhja e shtatë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Kryesuesi Azizi në fillim të takimit i njoftoj të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të cilat kanë kaluar fillimisht përmes këtij organi e më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë. Më pas anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje për ekzekutivin komunal që kryesisht ju është përgjigjur zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu.

Megjithatë gjatë këtij takim u shqyrtuan dhe votuan disa pika të rendit por vëmendjen më të madh të anëtarëve të KPF-së kishte marrë dokumenti financiar, Pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Qershor 2025, ku anëtarët e KPF-së kërkuan sqarime lidhur me disa shpenzime të realizuar gjatë kësaj periudhe.

Pasqyrat u prezantuan nga Drejtoria e Financave dhe sipas këtij dokumenti për periudhën janar-qershor 2025 janë inkasuar gjithsej të hyra vetanake në vlerë prej 686.846,20 euro, që sipas shkalles së inkasimit duke e u bazuar në planifikimin vjetor është 54.08% ndërsa krahasuar me të hyrat vetanake të së njëjtës periudhë të vitit 2024 të hyrat e këtij viti janë më të larta për 206.539,48 euro.

Gjithashtu sipas këtij dokumenti shkalla e ekzekutimit të buxhetit për këtë periudhë gjashtë mujore është 92,60%.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan dhe u votuan edhe këto pika:

– Propozim vendimi për shpalljen në diskutim publik të projekt planin e punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2026.

– Informatë nga DKA-ja për përfundimin e vitit shkollor 2024/2025.

 

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt dëgjimi i parë buxhetor në Krushë të Madhe me gratë në biznes

Cikli i dëgjimeve buxhetore, me shkas nisi në Krushë të Madhe me gratë të biznese, …