leoni

Komiteti për Politikë dhe Financa në Han të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018

Komiteti për Politikë dhe Financa në Han të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018, ku u shqyrtuan disa pika te rendit të ditës.

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
  2. Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2018.
  3. Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e bursave.
  4. Shyrtimi i informatës për raportin tremujorë të N.P.L.”Pastrimi” sh.a.
  5. Shyrtimi i informatës për raportin e performancës të komunës për vitin 2017.

Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.

Anëtarët e KPF-së pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës me disa rekomandime vendosën që të njëjtat të përcillen për miratim në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …