Komiteti për Politikë e Financa i komunës së Skënderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur të mërkurën, takimin e fundit të mandatit aktual qeverisës, në të cilën ka shqyrtuar pikat e rendit të ditës si në vijim:
– Propopzim vendimin për miratim të buxhetit komunal të Skenderajt për vitin 2026 dhe parashikimet e buxhetit për vitet 2027 dhe 2028
– Propozim vendimin për shfuqizim të vendimit me nr. 01-351/01-0031376/25, i datës 01.08.2025
– Propozim vendimin për miratim të Draft-Planit Lokal të Veprimit për Barazi Gjinore 2025-2027
Pas diskutimeve dhe sqarimeve të nevojshme, Komiteti për Politikë e Financa i ka rekomanduar Kuvendit Komunal të Skënderajt që t’i miratojë pikat e rendit të ditës, në mbledhjen e ardhshme.