Nën udhëheqjen e Kryesueses, Vlora Vuçitërna Çmega, u mbajt mbledhja e dytë për vitin 2025, nga Komiteti për Shëndetësi dhe përkujdesje sociale të komunës së Rahovecit.
Pikat e rendit të ditës të cilat u shqyrtuan nga anëtarët e komitetit ishin:
Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
Vizitë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – në rapartin e Hemodializës
Vizitë në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në lagjen e epërme
Vizitë në Hendikos
Të ndryshme.
Komiteti për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale në Komunën e Rahovecit, ka për qëllim të mbikëqyrë dhe të ofrojë rekomandime për politikat dhe shërbimet në fushën e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale.