Komiteti për Komunitete në Malishevë me mbledhjen e XI të rregullt përmbylli vitin 2022

Komitetit për Komunitete në komunën e Malishevës me mbledhjen e -XI- (njëmbëdhjetë) të rregullt të mbajtur sot, përmbylli vitin 2022, duke diskutuar  për Shqyrtimin dhe miratimin e Raportit të Punës së Komitetit për vitin 2022. Kryesuesi i Komitetit për komunitete, Amrush Helshani, para anëtarëve paraqiti raportin e punës njëvjeçare, ku nga anëtarët u vlerësua si shumë pozitiv, pasi ky komitet, kishte si objektiv përfshirjen e minoriteteve në të gjitha fushat e jetës e ku gëzon fakti se këtë vit ka vijueshmërinë dhe përfshirjen e nxënësve në procesin edukativo-mësimore në tërësi, po ashtu komuniteti është ndihmuar edhe në mirëqenien familjare, punësim, subvencionim të bursave për studentë. Në fund, kryesuesi i Komitetit për komunitete, Amrush Helshani, iu uroi për festat e fundvitit që të kalojnë sa më mirë me familjet e tyre dhe njëherit viti 2023 të na gjejë edhe më të përgatitur, për shërbimet ndaj njerëzve në nevojë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu ka pritur në takim U.D Drejtorin Ekzekutiv të AKK-së, Avni Ahmeti

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadët të aktiviteteve të rregullta ditore …