leoni

Kompania Elkos Group ndihmon 200 familje në Skenderaj

Duke pasur parasyesh situaten aktuale në Kosovë, të krijuar nga virusi COVID-19, Elkos Group ka ndihmuar me produkte ushqimore 200 familje që janë në asistencë sociale në Skenderaj. Ndihma e këtij donatori përfshinë 200 thasë miell, 400 litra qumësht dhe 400 litra lengje. Kompania Elkos Group këto ndihma ia ka dorëzuar Shtabit Emergjent dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të cilat do të bëjnë dorëzimin e ndihmave tek secila shtëpi, me qëllim të parandalimit të krijimit grumbullimit të qytetarëve për të evituar rrëzikun e infektimit me koronavirus. Komuna e Skenderajt falënderon kompaninë për këtë donacion, pasi që përmes tij është arritur t`i dilet në ndihmë sado pak këtyre familjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …