Brickos

Në Malishevë po vazhdon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë

Në kuadër të mbështetjes për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, edhe sot është duke vazhduar shpërndarja e ndihmave me pako të kompletuar ushqimore, për të gjitha ato familje që kanë nevojë. Shpërndarja po bëhet në kuadër të Shtabit Emergjent Komunal, ndërsa ndihmat janë donacion nga kompani apo shoqata të ndryshme të cilat i kanë sjellë këto pako ushqimore. Kjo përkrahje për këto familje, është duke u bërë përmes kryetarëve të të gjitha fshatrave dhe vendbanimeve të Komunës së Malishevës, dhe shpërndarja është e organizuar, në mënyrë që të furnizohen me pako ushqimore, të gjitha familjet nevojtare. Shtabi emergjent komunal, ju bën thirrje të gjitha atyre familjeve që kanë nevojë për ushqime, të lajmërohen tek kryetarët e fshatrave, pasi shpërndarja është e organizuar përmes tyre. Në këtë situatë që po kalon Malisheva, si pasojë e virusit COVID-19, furnizimet janë të mjaftueshme dhe asnjë familje nuk ka nevojë të brengoset për furnizime me gjëra ushqimore, dhe ju bëjmë thirrje për kujdes të shtuar për tu mbrojtur nga ky virus. Zbatoni në përpikëri këshillat e institucioneve shëndetësore, pasi kjo është arma më e mirë për tu mbrojtur nga COVID-19. Qëndroni në shtëpitë e juaja, mos dilni pa nevojë dhe mbani distancën sociale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …