Brickos

BIO-PAK SH.P.K DHURON DONACION PËR KOMUNËN E RAHOVECIT

Gjatë ditës së sotme, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka pranuar një donacion nga “BIO-PAK SH.P.K” me pronar Ismet Haxhimurati nga Rahoveci. 400 euro, vlerë monetare e dhuruar me të cilat janë blerë 404 litra vaj, ku do t’ju dhurohen familjeve në nevojë nga komuna e Rahovecit, si pjesë e pakove të tjera të dhuruara. Kryetari Latifi ka apeluar tek të gjitha bizneset që veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në komunën e Rahovecit, të na dalin në ndihmë brenda mundësive që kanë në mënyrë që të gjithë së bashku dhe me solidaritet e bashkëpunim t’ju dalim në ndihmë edhe familjeve në nevojë për furnizimin e tyre me artikujt themelorë.

Gjithashtu, kryetari Latifi, faleminderit për ndihmën dhe solidaritetin, duke thënë se bashkë do t’ja dalim.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …