Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka shkruar se Skenderaj me rrethinë po bëhen gati për marshin protestues “Kosova po pret”, i cili mbahet ditën e shtunë, më 12 shtator në Prishtinë, në ora 14:00.
Bashkohemi të gjithë në kryeqytet për të ngritur zërin fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës, dinjitetit dhe luftës së drejtë të UÇK-së, ka shkruar kryetari Lushtaku.
Komuna e Skenderajt e organizon transportin me autobusë për pjesëmarrje në Marshin protestues “Kosova po pret”, nga këto bashkësi lokale: Turiqec, Likoc, Qirez, Runik dhe Klinë e Epërme. Nisja nga ora 11.00, ndërsa nga Skenderaj te Palestra “Ilaz Kodra” nisja e organizuar bëhet nga ora 12.00.
Aktgjykimi ndaj krerëve të UÇK-së, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi pritet të shpallet më 16 shtator 2026 me fillim në ora 10.00.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
