Kryetari Haliti priti në takim kryetarin e Komunës së Karposhit, Sotir Lukrovski

Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Karposhit nga Republika e Maqedonisë së Veriut, z. Sotir Lukrovski me bashkëpunëtor. Gjatë këtij takimi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Kryetari Haliti, ka potencuar se Komuna e Vitisë ka një përvojë të rëndësishme në zhvillimin e bashkëpunimeve ndërkomunale, jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe me komuna jashtë kufijve të vendit. Ai ka theksuar se këto bashkëpunime përfshijnë edhe komuna nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si dhe partneritete me institucione lokale nga vende të ndryshme evropiane dhe të botës, të cilat janë konkretizuar edhe përmes projekteve të mbështetura nga fondet e ndryshme përfshirë edhe të Bashkimit Evropian.

Kryetari Haliti ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërkomunal dhe ndërkufitar paraqet një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, forcimin e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të komunave.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Karposhit, z. Sotir Lukrovski, ka vlerësuar pozitivisht takimin me kryetarin Haliti, duke shprehur interesimin për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet dy komunave në fusha me interes të përbashkët.

Gjatë takimit është vlerësuar rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve lokale në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe praktikave të suksesshme, si dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim institucional. Ndryshe, Komuna e Karposhit këtë vit shënon 50-vjetorin e themelimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mirëpriti pjesëmarrëset e “Miss Freedom of the World 2026”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mirëpritur sot pjesëmarrëset e edicionit ndërkombëtar “Miss …